Zbulohet skuadra e re e Armando Brojës

Editor
1 Min Read

Armando Broja do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Fulhami, që ra dakord me Chelsean për huazimin e pastër të sulmuesit shqiptar deri në verë për shumën 4 mln paund.

22-vjeçari u kërkua edhe nga Wolves, Milan dhe Atletico Madrid, por në fund zgjodhi skuadrën londineze, aty ku do të marrë minuta dhe do të luajë rregullisht.

Për t’u paraqitur në formë të mirë fizike në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare. Gazetari i The Guardian, Jacob Steinberg zbulon një detaj interesant në lidhje me akordin mes dy klubeve angleze.

Nëse Broja luan më pak se gjysmën e ndeshjeve të skuadrës së re, atëherë drejtuesit e Fulhamit nuk do të paguajnë asnjë cent në arkat e Chelseat.

Një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë. Fulhami e kërkoi me ngulm Brojën, te kualiteti dhe cilësitë e të cilit beson shumë.

Dhe tifozët shqiptarë shpresojnë që sulmuesi i Kombëtares të rigjejë sa më shpejt formën më të mirë fizike dhe golat në aventurën e tretë në Premier League./ Super Sport

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *