Zelenskiy i vendosur: Do ta detyrojmë Putinin t’i japë fund luftës

Editor
1 Min Read

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Ukraina do të bënte gjithçka për të detyruar Presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës përmes diplomacisë. I pyetur se si e sheh fundin e luftës me Rusinë, e cila po i afrohet muajit të 30-të të saj, zoti Zelenskiy përsëriti qëndrimin e tij se integriteti territorial i Ukrainës duhet të rivendoset.

Gjatë një konference për shtypin ai tha se operacioni i Ukrainës në rajonin Kursk u krye për të parandaluar sulmet ruse në veri dhe në drejtim të qytetit rajonal, Sumyt. Ai shtoi se operacioni ishte i vështirë, por sikurse tha, e sheh përparimin e tij pozitivisht. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi gjithashtu se 115 robër lufte ishin kthyer nga Rusia dhe falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për rolin e tyre ndërmjetësues.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *