Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri, ku ka bastisur dy vende dhe ka gjetur armë.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera pasi “bastisja ende s’ka përfunduar”.
Ai ka konfirmuar gjetjen e armëve, megjithatë për sasinë ka thënë se do të ketë njoftim të mëvonshëm.
Policia pati aksion edhe të enjten në veri. Në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut kapi granata dore e armë të gjata. Një person u arrestua.