Zgjedhjet/ ‘Blindohen’ burgjet, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Jil
Jil
1 Min Read

Tiranë- Masa të forta sigurie në të gjitha burgjet dhe paraburgimet në vend, për shkak të zgjedhjeve palamentare do do të mbahen të dielën e 11 majit.

Për të shmangur ngjarje të mundshme kriminale, si arratisje, apo raste të tjera, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të votimit brenda në institucionet e vuajtes së dënimit, policia e Burgjeve në bashkëpunim me policinë e Shtetit ka rritur masat e sigurisë.

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thanë për News24 se në çdo fushatë zgjedhore ndiqet e njëjtat praktikë me qëllim garantimin erendit dhe sigurisë.

Në burgjet dhe paraburgimet në vend, kanë të drejtën për të votuar 3087 të dënuar apo paraburgosur.

Ndërkohë nga listat janë hequr emrat e të dënuarve apo paraburgosurve të cilëve Kodi Zgjedhor nuk iua lejon të ushtrojnë të drejtën e votës, për të shkak të veprave penale për të cilat janë dënuar apo janë aktualisht nën hetim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al