Zgjedhjet në Himarë, reagon kandidati socialist Vangjel Tavo

Editor
1 Min Read

Vangjel Tavo, kandidati i PS-së për Kryebashkiak të Himarës, votoi rreth orës 10:30 në qendrën e votimit në Palasë.
Në një prononcim për mediat, Tavo e konsideroi procesin e deritanishëm të votimit si të qetë dhe uroi që edhe në orët në vijim deri në përfundim, të vijojë e njëjta atmosferë.

Tavo i ka drejtuar një thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në proces dhe të zgjedhin alternativën më të mirë.
“Sot Himara dhe himariotët kanë fjalën për të votuar. Procesi ka qenë shumë i qetë, uroj që ky proces të vijojë kështu deri në fund të procesit të votimit.

I bëj thirrje të gjithë himariotëve të dalin masivisht në votime dhe të votojnë alternativën më të mirë”, tha Tavo.
Lidhur me problematikën përsa i takon zgjedhësve me karta identiteti të skaduara që nuk janë lejuar të votojnë, Tavo tha se gjithçka përcaktohet në ligj. “Nuk kam asnjë koment, ligji ka të parashikuar gjithçka”, tha Tavo.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *