JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një letër engjëlli dhe merr mesazhin që ka ai për ty

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shikoni 5 letrat e engjëjve, zgjidhni një dhe zbuloni se çfarë mesazhi ka përgatitur për ju, engjëlli juaj kujdestar.

Letra nr. 1: Besoni tek vetja


Nëse të gjithë do të kishin mësuar të besonin instinktet e tyre, do të kishte më pak dramë dhe stres në botë. Engjëlli juaj komunikon me ju nëpërmjet intuitës. Kur refuzoni ndjenjat tuaja intuitive, pjesërisht e hidhni poshtë veten. Intuita është udhëzuesi juaj në jetë. Ajo bazohet në energji që nuk gënjen. Nëse keni ndonjë dyshim për ndjenjat tuaja, kërkoni engjëllin tuaj që t’ju japë një shenjë.

Letra nr. 2: Dhuroni dashuri




Kjo është baza e jetës suaj. Kur doni veten, ju mund ta ndani dhe transferoni këtë energji tek të tjerët. Mund të japim atë që kemi, duke krijuar marrëdhënie më të shëndetshme në jetën tonë. Dashuria lind tek ne. Nëse e doni veten, do ta doni botën!

Letra nr. 3: Bëni atë që ju jep gëzim



Gëzimi është një energji shumë e lartë emocionuese, së bashku me dashurinë. Kur bëni gjëra që ju falin lumturi, ua jepni këtë energji edhe njerëzve të tjerë. Secili nga qëllimet tona individuale të jetës është t’i shërbejmë të tjerëve në një mënyrë që na sjell gëzimin më të madh.

Letra nr. 4: Mos krahasoni




Kur krahasojmë veten ose jetën tonë me të tjerët, ne ulim vlerësimin tonë. Krahasimi na vë në një rrugë të rreme. Ju duhet të përqendroheni në jetën tuaj, sepse ju jeni i vetmi person që mund ta ndryshoni atë. Lërini të tjerët t’ju frymëzojnë dhe besoni në potencialin tuaj, ndjenja e xhelozisë ose e dënimit është një shenjë e qartë e energjisë shkatërruese.

Letra nr.5: Kërkoni energjinë tuaj në botë


Sa më të qetë të jeni, aq më shumë e kuptoni se bota rreth jush është energjia juaj. Meditimi, shprehja kreative, joga, stërvitja fizike, të gjitha këto mjete shërbejnë për të krijuar një praktikë shpirtërore.

Scroll to Top