Nëse ke zgjedhur letrën e parë: Ndonjëherë ne fluturojmë shumë lart me ëndrrat, mendimet dhe dëshirat tona, saqë kur biem me këmbë në tokë lëndohemi. Kjo gjë të ka ndodhur edhe ty. Ki frikë nga rrëzimet. Ki frikë edhe nga të mos diturit se si të vazhdosh përpara. Ndaj, ec ngadalë. Ndonjëherë edhe ndalu. Merr frymë. Pusho një ose dy ditë. E nesërmja do të vijë gjithsesi dhe ti ke për të bërë gjërat më të mira, ndaj mos u shqetëso kaq shumë.
Nëse ke zgjedhur letrën e dytë: Të pëlqen të dhurosh dashuri dhe e ke vënë re se të gjithë njerëzit që ke pranë vetes, të duan po njësoj dhe ta shprehin hapur këtë gjë, ashtu siç e bën edhe ti me ta. Vazhdo të jesh një burim i pashtershëm dashurie për njerëzit e duhur në jetën tënde, pasi kjo botë e ftohtë ka vërtet nevojë të madhe për dashuri. Vazhdo ta kërkosh dashurinë dhe ke për ta gjetur.
Nëse ke zgjedhur letrën e tretë: Në këtë moment, një person negativ dhe diçka negative po të shqetësojnë tejmase. Ka ardhur koha të largosh nga jeta jote njerëzit që nuk të ndihmojnë të ecësh përpara me siguri në jetë. Hiq dorë edhe nga zakonet e tua të këqija, sepse si njerëzit, edhe zakonet e tua negative po të shqetësojnë në këto momente. Nëse ti vepron në mënyrën e duhur, edhe universi do të përgjigjet duke të dhënë gjërat e duhura në jetë. Ki besim!