Zgjidh një letër dhe zbulo mesazhin që të jep Kupidi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse letra që zgjodhe është….:

Letra n°1:

Kujdesu për financat dhe karrierën. Kupidi do të të thotë se jeta jote sentimentale është shumë e influencuar nga ajo financiare, që jo gjithnjë është mirë. Lidhja mes parave dhe dashurisë ka ekzistuar gjithnjë në mendjen e njerëzve dhe kjo letër të inkurajon t’i kushtosh vëmendje të veçantë kuletës.

Ëngjëjt e dashurisë duan të të lajmërojnë se duhet të shohësh me më shumë vëmendje dhe pjekuri problemet e tua financiare dhe profesionale, në mënyrë që të shfrytëzosh sa më mirë çdo fushë të jetës tënde, përfshirë edhe marrëdhëniet në çift.

Kërko ekuilibrin mes parasë, punës dhe dashurisë. Reago me një ndërgjegje më të plotësuar dhe mos kërko kurrë të zëvendësosh diçka me diçka tjetër, nuk do funksionojë. Kujdesu për financat, në mënyrë që të jetosh më mirë edhe me njeriun që do zgjedhësh të kesh në krah. Kontrollo shpenzimet dhe impulsivitetin dhe përqendrohu tek ajo që ka vërtet rëndësi.
Letra n°2:

Përshëndetu një herë e mirë me atë që ka kaluar dhe përgatitu të marrësh diçka të re. dashuritë e kaluara mund të vazhdojnë në zemrat tona përgjithmonë, por duhet të mësojmë të shërojmë veten nga influence e tyre për të tërhequr dashur të reja në të tashmen që jetojmë. Ëngjëjt e dashurisë e dinë që ti ëndërron të gjesh një dashuri të madhe, që të të sjellë më shumë gëzim. Për këtë arsye të nisin këtë letër si një këshillë shumë të fuqishme.

Dashuria nuk jeton mirë me të shkuarën, ndaj nëse do të tërheqësh një person të ri që të të sjellë më shumë pozitivitet, duhet të ndërpresësh lidhjet me ata që ke patur në të shkuarën.

Nëse ke parasysh gjithnjë të shkuarën, nuk do provosh kurrë diçka të re, do jetosh vetëm me pendesa. Mëso të çlirohesh nga kujtimet, kij parasysh gjërat e tua të çmuara për jetën, sepse të jetosh në të shkuarën është një humbje kohe dhe ka shumë dyer të begata për të hapur.
Letra n°3:

Në vnd që të mbetesh i pafuqishëm para dashurisë, përdor pushtetin e joshjes. Dashuria nuk duhet të jetë diçka që të bën të djersish ose të vuash. Tërheqja është shumë më e rëndësishme se forca fizike për të tërhequr atë ndjesi në jetën tënde. Kupidi të dërgon një mesazh paralajmërues:

Nëse do të kesh më shumë dashuri në jetën tënde, është më mirë të përdorësh joshjen, se mundimin. Tërheqja është një proces i lehtë dhe i pushtetshëm, që ruan shëndetin mendor dhe emotive dhe të lejon të jetosh një dashuri shumë më reale. Tërheqja përforcohet kur nuk ndjen më aq fort dhe i lejon vetes të jetosh në të tashmen.

Sforcimi i tepërt për të ftuar dashurinë gjenerohet nga frika për shkak të mundësisë se nuk do arrish dot atë që do. Kjo frikë po rritet gjithnjë e më shumë brenda teje dhe në fund do arrijë atë që i frikësohesh më shumë: zhgënjim. Ndaj lëri shqetësimet e kota dhe thjesht lëri gjërat të ndodhin. Universi do vërejë ndryshimin tënd dhe do nisë të të ofrojë atë që dëshiron në të vërtetë. /Pamfleti

Scroll to Top