JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një lule lotusi dhe lexo Këshillën për të cilën ke nevojë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zgjidh një lule lotusi nga imazhet e paraqitura. Zgjidh atë që të tërheq më shumë. Njëra prej tyre dallohet nga të tjerat dhe do të të japë këshillën për të cilën ke nevojë në këtë moment të jetës tënde.

Lulja numër 1:

Nëse të tërheq kjo lule, situata me të cilën po përballesh është më e vështirë se ç’mendon ti. E rëndësishme është të qëndrosh sa më qetë të jetë e mundur. Ky nuk është momenti për të treguar emocionet e tua të vërteta. Sa më gjatë të ruash qetësinë, aq më mirë është. Mos harro se, ndonjëherë është më mirë të heqësh qafe diçka që të shkakton dhimbje sesa t’i japësh fuqi. Sado që mund të duket e vështirë, jepi forca vetes dhe shtrëngo dhëmbët. Do shohësh që do japë rezultat.

Lulja numër 2:

Duhet të mendosh. Nëse nuk mendon para se të veprosh, do kesh vetëm probleme në javët që vijnë. Disa njerëz do përpiqen të të bëjnë keq, ndaj përpiqu të përqendrohesh tek vetja dhe jo tek të tjerët. Mendo për situatën tënde financiare dhe puno për të përmirësuar fushat e nevojshme. Ke nevojë të gjesh stabilitet. Nëse mendon se nuk po ecën ashtu siç duhet, kujtohu se situate jote është më e mirë se e familjarëve apo miqve të tu të ngushtë.

Lulja numër 3:

Zemra jote është në disa raste, arsyeja pse nuk mund të ndryshosh. Por kjo nuk është arsyeja për ta konsideruar veten një viktimë. Puno mbi zonat problematike të jetës tënde dhe dil nga guacka. Do ndihesh më mirë me kalimin e kohës dhe kjo që pot ë ndodh tani në jetën tënde, nuk do zgjasë përgjithmonë.

Në fund do kesh fuqinë për ta menduar veten si një ndër luftëtarët më të mirë. Është e dobishme të largosh nga jeta njerëzit toksikë.

Lulja numër 4:

Kohët e fundit, jeta jote është një rrëmujë. Ndihesh i/e trishtuar dhe i/e paaftë të vazhdosh përpara. Mos u fshih dhe mos u frikëso nga opinioni i të tjerëve.

Kur ndihesh kështu, bëj të kundërtën e asaj që do bëje normalisht. Në vend që ta braktisësh malinkoninë, krijo kujtime të reja dhe ndërto marrëdhënie domethënëse. Kalo kohë me njerëzit që do më shumë.

Lulja numër 5:

Për momentin, jeta jote po shkon më së miri edhe pse mund të mos të të pëlqejë situata në të cilën ndodhesh. Me kalimin e ditëve, duhet të falenderosh njerëzit që të rrethojnë. Sa më shumë kohë të kalosh me njerëzit e dashur, aq më mirë është për ty.

Të ngadalësosh ritmin, do të të ndihmojë të qetësohesh dhe të çlirosh mendjen. Kohët e fundit je më i/e shqetësuar se zakonisht dhe kjo është e dukshme.

Lulja numër 6:

Lëndimet e tua emotive janë më të thella se ç’mendon dhe kjo është diçka që duhet ta kalosh. Problemet që verifikohen në mendjen tënde të bëjnë të vuash dhe duhet të punosh me to. Mund të të dalë një tjetër burim përpara. Për momentin nuk ndihesh mirë me veten, por lëri ankesat dhe bëj përpara. Jepi vetes një mundësi për t’u rritur. Gjërat që përballon nuk do mund të të shkatërrojnë nëse ti nuk ua lejon.

Scroll to Top