Zgjidh Një Nga Pikat Dhe Zbulo Fatin Tëndë

Editor
2 Min Read

cNëse ushtroni presion mbi pika të caktuara në duart tuaja, mund të lehtësoni dhimbjet në pjesët e tjera të trupit, pasi çdo pikë e duarve është e lidhur me ndonjë organ apo emocion. Nëse ushtroni pak presion në këtë pikë për 3-5 sekonda duke marrë frymë thellë dhe ngadalë, do të zgjidhni shumë probleme. Ja si të veproni:

Gishti i madh – rregullon problemet në shpretkë, stomak, problemet e depresionit dhe ankthit, pra në qoftë se ndjeheni keq emocionalisht, keni dhimbje stomaku apo koke, mund të shtypni në majë të gishtit të madh për të rikthyer ekuilibrin.

Gishti tregues – rregullon fshikëzën dhe veshkat, menaxhon ndjenjat e zhgënjimit, frikën, dhe konfuzionin. Shtypni mbi këtë pikë për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit, dhimbjes të muskujve dhe urthin.

Gishti i mesit – ju ndihmon me problemet e mëlçisë dhe fshikëzës. Nëse keni probleme me durimin, ndjeheni nervoz apo të pavendosur, mund të përmirësoni gjendjen tuaj duke shtypur këtë pikë. Vizioni, qarkullimi i gjakut do të përmirësohen dhe çdo dhimbje menstruale apo dhimbjet e shkaktuara nga migraina do të zhduket.

Gishti i unazës – stimulon zorrën e trashë dhe mirëfunksionimin e mushkërive. Për të përmirësuar emocionet si frika dhe negativiteti, ushtroni presion mbi këtë pikë.

Gishti i vogël- zemra është e lidhur me këtë pikë. Gjithashtu mund ta shtypni atë kur ndjeheni nervoz, të shqetësuar,  të pasigurt, ose kur keni probleme me kockat, fytin dhe tretjen.

Burimi: keepyourbody.com

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al