Zgjidh një objekt magjik dhe zbulo çfarë të pret 10 ditëshin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Çdo objekt ka një mesazh të veçantë dhe tregon për fatin që të pret në 10 ditët në cazhdim. Shiko me vëmendje imazhin dhe zgjidh atë që të pëlqen më shumë.

Nëse zgjodhe:

Kapelen:

Nëse zgjodhe këtë kapele magjike, je një person që ‘yll polar’ ka emocionet. Ato të udhëheqin në të gjitha situatat e jetës. Mendon se të gjithë në këtë botë janë të zotë dhe shpesh dështojnë dhe përballen me zhgënjime. Ti bën shumë të mira për të tjerët dhe përpiqesh të kesh gjithçka nën kontroll, duke lënë pas dore veten. Mendon se një ditë do të vijë momenti yt më i mirë dhe të gjitha veprimet e mira do të rikthehen, por me një mendim të tillë dhe me injorim të nevojave të tua, momenti i duhur nuk do vijë aq shpejt sa mendon. E ardhmja jote është shumë e ndritshme, por është shumë e rëndësishme të mësosh mos t’u besosh shumë njerëzve që të rrethojnë dhe, mbi të gjitha, të mos lësh pas dore nevojat e tua për të mirën e të tjerëve. Ndaj, çdo ditë e re do jetë më e mirë se pararendësja. Përsa i përket dashurisë, nëse do që personi që të tërheq aktualisht, të të përgjigjet me të njëjtat ndjenja, duhet të bësh hapin e parë dhe të nisësh kështu historinë më të bukur të dashurisë, pikërisht vitin që po troket.

Shkopin magjik:

Karakterizohesh nga optimizmi, imagjinata e zhvilluar dhe sensi i së bukurës. Ke një natyrë të gjallë, të mbushur me energji dhe frymëzon të tjerët. Gjithçka ndodh në jetën tënde, është shumë interesante për ata që të rrethojnë. Deri tani, armiku yt më i madh është jeta e mbushur me evente dhe aventura. T’i kërkosh është motoja jote. E në fund, të gjitha aventurat e mundshme i gjen! Por kjo nuk është gjtihmonë e favorshme për ty. Je person që nuk ngulesh në një vend, jeton të tashmen dhe gjithçka që është origjinale dhe e mbushur me përshtypje, të sjell gëzim në jetë. Je njeri me fat në jetë dhe fati të ndjek në çdo rrugëtim. Ndaj, ndonjëherë je i/e ndërgjegjshëm/e që mjafton të bësh asgjë për të arritur gjithçka dëshiron. Nuk është për t’u habitur që vitin e ardhshëm do kesh shumë sukses. Kur bëhet fjalë për punë, biznes dhe financa, nuk do kesh thuajse fare probleme, pasi do të vijë për ty një periudhë ku nuk ke pse shqetësohesh fare për paratë.

Fondet do të të vijnë thuajse nga të gjitha drejtimet. Ky që po vjen, do jetë shumë më shumë se një vit suksesi. Por kur bëhet fjalë për dashurinë, duhet të kalosh më parë vuajtjen dhe zhgënjimin me dikë dhe vetëm atëherë do takosh ‘shpirtin tënd binjak’. 10 ditëshin i ardhshëm është një rast perfekt për të patur sukses në fushën e dashurisë.

Librin:

Je njeri i hapur dhe i ndershëm. Nuk përpiqesh kurrë të fshehësh të vërtetën, pavarësisht kostos. Nuk ke qëllime të fshehura apo mendime negative. Nuk ke frikë të jesh vetja, nuk vendos maska dhe mbase këtu zë fill aftësia jote për të mbijetuar ndaj ulje-ngritjeve. Për ty, lumturia dhe kënaqësia fshihet në gjërat e vogla. Fati yt këtë muaj është i tillë që do kompensohesh për të gjitha veprimet e mira që ke bërë deri tani. Ti investon kohë dhe energji për të bërë të lumtur njerëzit dhe për këtë të pret një ‘bekim nga qielli’. Do takosh shumë njerëz të rinj dhe të mirë, mes të cilëve edhe shpirtin tënd binjak.

Falë këtij personi, më në fund do kuptosh përse askush nuk ka qenë në gjendje të të fitojë zemrën më parë dhe do shijosh çdo moment. Situata financiare do jetë e qëndrueshme. Ky muaj duhet të jetë i duhuri për të gjitha objektivat dhe ëndrrat e tua. /Përshtati A.H

Scroll to Top