
Pëllumbi nr. 1: Bollëk
Je një person i lumtur dhe mjaftueshëm i fortë. Ndonjëherë do të përballesh me vështirësi, por ato do të të bëjnë edhe më të fortë. Mos lejo askënd të të ndikojë dhe të të shkatërrojë planet. Ke një forcë të brendshme që do të të ndihmojë të arrish qëllimet e tua . E do jetën dhe shijon çdo moment. Beso në veten tënde dhe do të bësh gjëra të mira.
Pëllumbi Nr. 2: Fuqia
Forca jote qëndron në dashurinë tënde të pastër. Ke atë personalitet të përgjegjshëm dhe komunikues, karakteristika që do të të lejojnë të bësh shumë më tepër sesa pret. Ji i sigurt dhe merr atë që meriton. Mos e humb shpresën, mos ndalo së luftuari për ëndrrat e tua. Universi është gati të të japë atë që ke kërkuar.
Pëllumbi Nr. 3: Shpresa
Nga natyra, je një person shumë bujar dhe i mirë. Gjithmonë bën shumë për të tjerët dhe je gati të ndihmosh këdo që ka nevojë për ndihmë. Tani është koha për të marrë shpërblimin për punën tënde. Gjëra dhe ngjarje të mira vijnë në jetën tënde. Por që të jesh kështu, duhet ta lejosh universin të të udhëheqë. Hap duart dhe ndje vlerën e dashurisë, suksesit dhe lumturisë. Do të shpërblehesh!