JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidhni një kartë dhe zbuloni se çfarë kanë për t’ju thënë engjëjt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

KARTELA NR.1, ENGELLI I PRANIMIT:
Që kur keni qenë të vegjël jeni mësuar të luftoni jetën, të gjitha zakonet dhe përpjekjet për mbijetesë ju kanë bërë të zhvilloni egon tuaj. Por jeta është më e lehtë kur vendosim të jetojmë më paqësisht. Ju gjithmonë tentoni të luftoni për atë që nuk keni duke harruar pjesën e mrekullueshme shpirtërore.

Letra që keni zgjedhur ju njofton se ka ardhur koha të shikoni përreth me sytë e pafajësisë, të shikoni sytë e njerëzve që doni dhe të jetoni intensivisht të gjitha përvojat që janë në rrugën tuaj.

Mesazhi nga engjëjt: Ka ardhur koha për të parë përreth. Kontrolloni gjithçka rreth jush dhe respektoni me dinjitet përvojat që ndani me të tjerët. Engjëlli i pranimit ju ofron dhuratën e mençurisë dhe ju tregon mrekullitë e jetës duke ju dhënë mundësinë të ndjeni kaq shumë dashuri.

KARTELA NR.2, ENGELLI I FALJES:
Jeni në një fazë me rëndësi të madhe, plagët e së shkuarës kanë lënë gjurmë dhe në këto momente duhet t’i përballoni me guxim dhe mirëkuptim. Është shumë e rëndësishme të lini zemrën tuaj pa dhimbje për të përjetuar përvoja të reja që do t’ju bëjnë të dashuroheni përsëri. Falja është një nga ndjenjat më të rëndësishme në botë.

Ka ardhur koha për të falur të gjithë: prindërit, partnerët, fëmijët, miqtë dhe mbi të gjitha falni veten. Dashuria është thesari i njerëzimit, shërimi më i vjetër për të gjitha plagët. Diçka që ne të gjithë e mbajmë brenda dhe engjëjt janë pranë nesh për të na kujtuar se fara e faljes fillon të mbijë në shpirtin tonë.

KARTELA NR. 3, KRYENGELLI URIEL
Pasi mbyllet një derë, hapet një derë. Gabimet e së shkuarës nuk vlejnë më. Ju jepet privilegji për të gjetur një kuptim të ri në jetën tuaj. Përvojat tuaja të kaluara kanë turbulluar shpirtin dhe trupin tuaj. Në disa momente ju e keni kamufluar konfuzionin në eufori duke u përpjekur të justifikoni gabimet tuaja.

Sot është një ditë e mrekullueshme sepse gjithë ky konfuzion është lënë pas dhe ju ofrohet një jetë e re dhe një shans për të ndryshuar. Kryeengjëlli Uriel tregon se një jetë e re është para jush, plot dritë dhe dashuri. Gjithashtu ju shoqëron duke ju treguar dritën për t’u siguruar që mund të filloni udhëtimin e ri.

Mesazhi nga engjëjt: Ka ardhur koha të merrni përgjegjësinë për jetën tuaj. Fuqia e dritës zgjon tek ju dhe lartëson vetëdijen tuaj me misionin për të krijuar një botë më të mirë. Kryeengjëlli Uriel qëndron pranë jush për të pastruar trupin dhe shpirtin tuaj. Të ofron guxim dhe forcë për të ecur si një dritë në këtë planet.

Scroll to Top