Nëse zgjidhni kartën nr.1
Ju vuani sepse jeni mësuar ta shikoni jetën në atë mënyrë. Me siguri ju përdorni fjalën “e tmerrshme” për çdo gjë që ndodh në jetën tuaj dhe ndonjëherë mbyteni në një gotë me ujë.
Këshillë: Shikoni thellë mënyrën se si flisni për atë që ju ndodh, shikoni thellë zakonin që keni për të parë atë që ju mungon, atë që nuk keni, në vend që të falënderoni për atë që keni. Ndryshoni zakonin për të parë gjithçka si negative, lidheni me Besimin.
Nëse zgjidhni kartën nr.2
Ju vuani sepse gjërat nuk bëhen ashtu siç dëshironi, sepse e keni të vështirë të kuptoni se ka këndvështrime të tjera, se jeta mund të ketë pikëpamje të shumëfishta dhe se secila prej tyre është e saktë.
Këshillë: Shikoni mirë kur frustoheni dhe vuani sepse diçka nuk është bërë ashtu siç mendoni ju se është e drejtë. Ky vështrim do t’ju ndihmojë të kuptoni se nuk ka një të vërtetë të vetme, por të vërteta dhe këndvështrime të shumta. Do të mësoni të rrjedhni dhe do të vuani gjithnjë e më pak.
Nëse zgjidhni kartën nr. 3:
Problemi me vuajtjet tuaja qëndron në pritjet tuaja dhe në fiksimin që keni në të ardhmen. “Kur të ndodhë kjo gjithçka do të jetë më mirë”, “kur të kem këtë punë, kur të kem një fëmijë, kur ta bëj atë udhëtim”, për të dhënë disa shembuj.
Këshillë: Mos jetoni në të ardhmen, sepse gjithçka që kemi është e tashmja. Ulni pritshmëritë tuaja, shikoni realitetin ashtu siç është dhe pajtohuni me jetën.
Burimi: namastest.net
Përkthyer nga: JiL.al. Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa autorizimin e redaksisë