JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidhni një letër dhe shihni se çfarë kanë për t’ju thënë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Engjëjt dërgohen në Tokë për të na shpëtuar në çastin kur na nevojitet më së shumti. Në pjesën më të madhe të kohës ne nuk e vëmë re praninë e tyre, por ata janë gjithmonë aty, pranë nesh. Mjafton vetëm pak vëmendje ndaj detajeve të shumta por të vogla dhe ne do të kuptojmë se gjithmonë marrim një mesazh nga engjëjt. Në këtë rast do të vijë nga një letër e veçantë.

Ne shpresojmë që ky mesazh nga engjëjt t’ju frymëzojë, që të ndizni rrugën. Jo nesër, as më vonë, por sot. Kjo është koha për të vepruar për të përmirësuar ekzistencën tuaj. Zgjidhni një letër dhe gjeni se çfarë mesazhi kanë engjëjt për ju.

Letra nr. 1 Engjëlli i pranimit

Që kur ishit të vegjël ju kanë mësuar për të luftuar për jetën, të gjitha zakonet dhe përpjekjet për mbijetesë ju kanë bërë që të zhvilloni egon tuaj. Por jeta është më e lehtë kur vendosim të jetojmë paqësisht. Ju gjithmonë tentoni të luftoni për atë që nuk keni, duke harruar pjesën e mrekullueshme shpirtërore.

Letra që keni zgjedhur njofton se ka ardhur koha për të parë me sy pafajësie, për të parë sytë e njerëzve që ju duan dhe për të jetuar intensivisht të gjitha përvojat që janë në rrugën tuaj.

Mesazhi nga engjëjt: Ka ardhur koha të shikoni përreth. Kontrolloni gjithçka rreth jush dhe respektoni përvojat që ju ndajnë me të tjerët me dinjitet. Engjëlli i pranimit ju ofron dhuratën e mençurisë dhe ju tregon mrekullitë e jetës, duke ju dhënë mundësinë për të ndier shumë dashuri.

Letra nr. 2 Engjëlli i faljes

Ju jeni në një fazë me rëndësi të madhe, plagët e së kaluarës kanë lënë shenjën e tyre dhe në këto momente ju duhet të përballeni me guximin dhe mirëkuptimin. Është shumë e rëndësishme të largoheni pa dhimbje për të përjetuar përvoja të reja që do t’ju bëjnë të dashuroni përsëri. Falja është një nga ndjenjat më të rëndësishme në botë.

Ju jeni mësuar që nga fëmijëria, pasi keni jetuar shumë përvoja që ju kanë lënduar thellë. Ka ardhur koha që t’i falni të gjithë: prindërit, partnerët, fëmijët, miqtë dhe, mbi të gjitha, të falni vetveten. Dashuria është thesari i njerëzimit, shërimi më i vjetër për të gjitha plagët. Diçka që ne e mbajmë brenda nesh dhe engjëjt janë pranë nesh për të na kujtuar se fara e faljes po fillon të dalë në shpirtin tonë.

Mesazhi nga engjëjt: Ka ardhur koha për të liruar veten nga lidhjet që ju bashkojnë me të kaluarën. Falja hap derën për të gëzuar lirinë, për të dashur me intensitet të plotë.

Letra nr. 3 Engjëlli i ndryshimit

Sapo një derë të mbyllet, një derë tjetër hapet. Gabimet e së kaluarës nuk llogariten më. Ju jepet privilegji për të gjetur një kuptim të ri në jetën tuaj. Përvojat e tua të kaluara kanë mjegulluar shpirtin dhe trupin tuaj. Në disa momente keni maskuar konfuzionin në euforinë duke u përpjekur të justifikoni gabimet tuaja.

Sot është një ditë e mrekullueshme, sepse i gjithë ky konfuzion është lënë prapa dhe ju ofrohet një jetë e re dhe një shans për të ndryshuar. Engjëlli ju tregon se para jush është një jetë e re, plot dritë dhe dashuri. Gjithashtu ju shoqëron që ju të mund të filloni udhëtimin e ri.

Mesazhi nga engjëjt: Ka ardhur koha për të marrë përgjegjësinë për jetën tuaj. Fuqia e dritës zgjon në ju dhe ngre vetëdijen tuaj me misionin e krijimit të një bote më të mirë. Engjëlli qëndron pranë jush për të pastruar trupin dhe shpirtin tuaj. Ju ofron guximin dhe forcën për të ecur si një dritë në këtë planet.

Scroll to Top