
Një 19-vjeçare dhe një 32-vjeçar janë larguar nga banesat e tyre në Tiranë dhe aktualisht s’ka asnjë gjurmë të tyre.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se kanë qenë familjarët e tyre që kanë bërë kallëzim për ‘zhdukjen’ e fëmijëve të tyre.
Njoftimi i Policisë:
-Më datë 28.06.2025, shtetasja Gj. D., kallzon se më datë 26.06.2025, i është larguar nga banesa djali i saj shtetasi E. D., 32 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
-Më datë 28.06.2025, shtetasi D. S, kallëzon se më datë 27.06.2025, është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja S. S., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.