Zjarr në një dyqan kafshësh në Teksas, ngordhin mbi 500 kafshë

Editor
1 Min Read

Më shumë se 500 kafshë ngordhën pasi një zjarr masiv ‘pushtoi’ dyqanin e kafshëve në një qendër tregtare në Teksas.

Qen, mace dhe shpendë ishin ndër kafshët që humbën jetën nga intoksikimi me karbon pas zjarrit, kanë njoftuar autoritetet.

579 kafshët ishin të strehuara në një dyqan kafshësh në Plaza Latina në Dallas, Teksas, ku ndodhi zjarri sipas autoriteteve.

Për shuarjen e flakëve u nevojitën rreth 45 zjarrëfikës, ndërkohë që flakët nuk arritën të preknin kafshët, por ato humbën jetën për shkak të helmimit nga tymi.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz, por flakët dëmtuan rëndë strukturën e qendrës tregtare njëkatëshe duke sjellë shembjen e pjesës së çatisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *