Zjarr masiv në New Jersey, 3000 të evakuuar dhe mijëra hektarë

Editor
1 Min Read

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Ocean County në New Jersey, SHBA, duke detyruar evakuimin e rreth 3000 personave dhe shkatërrimin e mijëra hektarëve toke që nga mëngjesi i së martës.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të New Jersey, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, ndërsa deri mëngjesin e sotëm vetëm 10% e zjarrit ishte vënë nën kontroll. Shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit ende janë nën hetim.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, por mbi 1300 ndërtesa janë në rrezik, ndërsa disa biznese në një park industrial në qytetin Lacey kanë pësuar dëme të konsiderueshme, siç ka konfirmuar shefi i policisë së qarkut, John Lombardi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al