Zjarr në veri të Kosovës, digjen dy kamionë

Editor
1 Min Read

Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.

Zjarri ka të ngjarë të ketë qenë i qëllimshëm, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani. Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

REL-i mori vesh se pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P. Zjarrit që përfshiu kamionët, i paraprinë tri shpërthime./REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *