Zjarr gjigant në një supermarket në Tajvan, nëntë viktima

Editor
1 Min Read

AZI- Nëntë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në magazinat e një supermarketi në Tajvan. Gjthashtu në momentin kur zjarri ka shpërthyer në magazinën po bëheshin rikonstruksione.

Në videon e postuar në mediat sociale shihet se tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën. Po ashtu një person vdiq pasi u hodh nga kati i tretë dhe viktimat e tjera u gjetën nga zjarrfikësit.

Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit janë shpëtuar 19 persona, prej të cilëve pesë janë shtruar në spital me djegie. Ndërkohë autoritetet po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *