Zjarr i madh në Kosovë, flakët “përpijnë” ndërtesën e riciklimit të mbeturinave! Detajet e para

Jil
Jil
1 Min Read

Sot, pasdite është përfshirë nga një zjarr i madh një objekt për riciklimin e mbeturinave nga plastika në afërsi të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bënë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale

Ajo tha se sot rreth orës 16:30, kanë pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, thotë ajo në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania