Zjarr i madh në Lezhë, forcat zjarrfikëse në betejë me flakët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të autoriteteve.

Bëhet me dije se për shkak të përmasave të mëdha të flakëve dhe erës së fortë, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar forca zjarrfikëse shtesë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë në terren duke punuar për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth.

Scroll to Top