
Japonia veriore po përballet me zjarrin më të madh pyjor në tri dekada, i cili ka detyruar mijëra persona të evakuohen në Prefekturën Iwate.
Autoritetet njoftojnë se rreth 2,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa mbi 1,200 persona janë strehuar në qendra emergjente. Zjarri ka shkrumbuar më shumë se 5,200 hektarë pyll, duke shkaktuar dëme në mbi 80 ndërtesa.
Zjarrfikës nga 14 prefektura, përfshirë Tokion, janë dërguar në zonën e prekur, ndërsa 16 helikopterë po përdoren për të shuar flakët.
Kryeministri Shigeru Ishiba ka garantuar se do të merren masa të plota për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre. Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të rrisin rrezikun e zjarreve, veçanërisht pas periudhave të gjata të thatësirës si ajo që ka prekur Japoninë muajt e fundit.