Zjarr në banesën në Gjirokastër/ Shpëtojnë mrekullisht banorët

Editor
1 Min Read

Këtë të shtunë,  një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Gjirokastrës.

Nga zjarri ka pasur dëme materiale, ndërkohë kanë shpëtuar banorët e banesës.

Ngjarja ka ndodhur para çaste më parë në lagjen Pllakë ku zjarri u konstatua në katin e dytë të banesës.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës dhe u konstatua se zjarri është shkaktuar si rezultat i një defekti në bombulën 5 kg me gaz që ndodhej në ballkonin e banesës dhe përdorej për gatim.

Nga zjarri i rënë u dogjën disa orendi që ndodheshin në ballkon.

Zjarrëfikësit arritën të bënin neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit duke mos lejuar depërtimin e tij në banesë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *