Zjarr në Bulqizë! Situata del jashtë kontrollit në kurorën e Liqenit

Editor
1 Min Read

Zjarr në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi, ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri, të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre.

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu, tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve, kanë punuar për një javë por ka qenë e pamundur fikja plotësisht, për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve të mëdha.

Muliu tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkon që të gjendet autori. Nga ana tjetër, ai shprehet se vetëm ndërhyrja nga ajri e ndalon dëmin e madh në këtë zonë, e cila është e vetmja e paprekur në Bulqizë.

Zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë, ka djegur dhe përshkuar disa hektar pyll me pemë shekullore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *