
SHKODËR- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se zjarri ka rënë në dy baraka në lagjen e komunitetit rom pranë ish-fushës së druve në zonën e Tepes. Sipas informacioneve paraprake, barakat janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme materiale për familjet që banonin aty.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u arrit të shmangej përhapja e flakëve, duke shpëtuar disa banesa të tjera që ndodheshin ngjitur me vatrën e zjarrit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme matëriale. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.