Zjarr në katin e 8-të të një pallati/ Tiranë, evakuohen banorët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në katin e 8-të të një pallati në Tiranë ka rënë zjarr. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.

ABC News mëson se kaseta e përbashkët e pallatit ka marrë flakë nga mbingarkesa.

Edhe pse është krijuar tym, situata është nën kontroll.

Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Scroll to Top