Zjarr në Kuçovë. Flakët rrezikojnë 5 puse nafte dhe banesat. Alarmohen banorët

Jil
Jil
1 Min Read

Kuçovë, 28 Qershor 2025 – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e sotme në lagjen naftëmbajtëse të Kuçovës, duke shkaktuar panik tek banorët për shkak të afërsisë me puset e naftës.

Zjarri ka nisur fillimisht në kallamishtet pranë lagjes dhe, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, është përhapur me shpejtësi në drejtim të zonës së puseve. Menjëherë pas njoftimit nga banorët, shërbimet zjarrfikëse të Kuçovës kanë ndërhyrë në vendngjarje, ndërsa më pas në ndihmë janë angazhuar edhe forcat zjarrfikëse nga Berati.

Pas më shumë se një orë përpjekjesh intensive, flakët janë vënë nën kontroll. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në banesa apo në puset e naftës. Aktualisht, shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë zonën për të shmangur rindezjen e ndonjë vatre të mbetur aktive në afërsi të puseve.

Autoritetet vendore kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania