
Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Kodër-Krastës në Elbasan, duke krijuar shqetësim për përhapje të mëtejshme. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era e fortë që ka përfshirë rajonin.
Zjarri ka përfshirë kryesisht drurë pishe, duke rrezikuar që të zgjerohet në zona të tjera pyjore të afërta. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, përfshirë mundësinë e një zjarri të qëllimshëm apo neglizhencë njerëzore.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin zonën e rrezikut dhe të raportojnë çdo vëzhgim të pazakontë në pyll apo afër zonës së prekur.
