JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarr në një banesë , humb jetën një person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një banesë private është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Vlorë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Viktima ka qenë një 70 vjeçar, tretraplegjik, i cili e ka pasur të pamundur që të largohej nga banesa në momentin e rënies së zjarrit.

Në momentin që zjarrfikësit kanë shkuar pranë banesës, fillimisht kanë izoluar flakët dhe më pas janë futur brenda në banesë, ku kanë gjetur edhe viktimën, i cili sipas punonjësit të zjarrfikëses dyshohet se është gjendur mes vatrës së zjarrit dhe nuk ka pasur mundësi të largohet.

“Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati.

Me veprimet tona të shpejta bëmë të mundur fillimisht izolimin e flakëve dhe pastaj u futëm brenda sepse na thanë që ndodhej një person brenda banesës. U futëm brenda dhe konstatuam se një person kishte humbur jetën pasi ishte ndodhur në mes të vatrës së zjarrit. Ndoshta ka qenë moshë e madhe dhe nuk ka pasur mundësi të dilte nga banesa. Besoj se shkak do të ketë qenë përdorimi i ndonjë ngrohëseje”, tha ai.

Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Scroll to Top