
TIRANË – Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne tek një apartament në një kompleks banimi në zonën e njohur si Komuna e Parisit, në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë në paketën elektrike të një apartamenti që ndodhet në katin e katërt në kompleks.
Nga raportimet paraprake thuhet se nuk ka të lënduar, ndërkohë që paraprakisht janë evakuuar banorët që ishin brenda godinës.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.