
FIER- Një zjarr ka rënë pranë hekurudhës Fier-Vlorë, ndërsa flakët kanë djegur disa trarë prej truri. Sipas raportimeve tymi ka mbuluar zonën përreth, ndërsa flakët janë afër disa banesave.
Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në vendngjarje për shuarjen e zjarrit janë dy mjete dhe reparti zjarrfikës i Fierit.
