
Dhjetra zjarre të nxitura nga rrëmbimet e forta të erës, shpërthyen të hënën në jug të Kilit , ku më shumë se 40,000 hektarë tashmë janë bërë hi, sipas autoriteteve të vendit të Amerikës Latine.
“Ne po përballemi me një situatë shumë komplekse dhe të gjitha mjetet materiale dhe të gjitha njësitë janë mobilizuar për të luftuar këto zjarre”, tha ministri i Brendshëm kilian Alvaro Elizalde gjatë një konference për shtyp në Santiago.
Rajonet e Nuble, Biobio Araucania dhe Los Rios janë prekur nga flakët, të cilat filluan të përhapen pas mesditës të së dielës shpërthimet u shumëfishuan nga erërat më shumë se 60 kilometra në orë.