Zjarret që shpërthejnë në Maui kanë vrarë të paktën 55 njerëz dhe kanë rrafshuar qytetin historik të Lahaina. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha që do të duhen vite dhe të kushtojnë miliarda dollarë për t’u riparuar. Fatkeqësisht numri i të vdekurve pritet të rritet në orët në vijim. Autoritetet vendase u bënë thirrje banorëve të mos i afrohen zonës derisa situata të stabilizohey. Duke folur në konferencën për shtyp, guvernatori i Havait, Josh Green i lidhi zjarret me ngrohjen globale. Ai u shpreh se: “Ndryshimet klimatike janë këtu dhe po prekin ishujt.”
Për shkak të zjarrve më shumë se 11,000 njerëz mbetën pa energji elektrike në Maui dhe mund të duhen javë ose muaj për të rikthyer energjinë në disa nga vendet e prekura.
Kujtojmë se Presidenti Biden shpalli “katastrofë të madhe” në Hawaii dhe urdhëroi ndihmë federale për zonat e prekura nga zjarret. Autoritetet e Haëaiit kanë njoftuar gjithashtu një ngrirje të çmimeve për të gjitha mallrat në ishullin Maui, duke detyruar që artikujt thelbësorë duke përfshirë ushqimin, ujin, benzinën dhe karburantin e gatimit të shiten në nivele çmimesh para urgjencës.