
Pas tre orësh kërkimesh intensive, Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka gjetur një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët ishte humbur çdo kontakt.
Çifti u lokalizua në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet drejt një vendi të sigurt nga forcat zjarrfikëse. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore.
Çdo vit mijëra pushues vizitojnë plazhet dhe kanionet e izoluara të Gjipesë, por shpesh turistët kërkojnë ndihmë pasi humbasin rrugën ose rrezikojnë gjatë eksplorimeve.