Zjarri në Shkodër, më i madhi i 20 viteve të fundit

Editor
2 Min Read

Zjarri që ka rënë pasditen e 14 qershorit 2024 në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është konsideruar si më i madhi në 20 vite.

Këtë e bëri me dije, shefi i repartit të zjarrfikësve Bashkim Ramaj, i cili tha se në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse të Ulqinit dhe të Tivarit.

“Sa morën njoftimin kemi sjell 7 mjete zjarrëfikëse. Janë angazhuar të gjitha mjetet dhe na kanë ardhur në ndihmë edhe të qarkut Lezhe, Malësi e Madhe dhe forcat e Ulqinit dhe të Tivarit. Ishte një rast i vështirë sepse kishte shumë vrull, nuk kishte ndodhur ndonjëherë kjo. Është zjarri më i madh i 20 viteve të fundit. Parkingjet një problem serioz që pengojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve në raste të tilla, qytetarët duhet që të jenë të ndërgjegjshëm që të mos parkojnë makinat vend e pa vend”, tha ai.

Nga ana tjetër, tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

“Kemi 22 vite që tregtojmë këtu”, tha një tregtre.

“Na është djegur i gjithë malli që kishim aty, çdo gjë është shkrumbuar”, tha një tregtare.

“Shteti të na ndihmojë. Të gjitha taksat i kemi paguar, kemi hedhur miliona këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar vet, por shteti të mendoj sepse e kemi bukën e gojës. Një ditë pa punë, një ditë pa bukë. Jemi nga shtresë e lodhur, e kemi me djers dhe me gjak. Vini dorën në zemër për këto familje që janë në hall sot. Jam e shokuar”, tha një tjetër.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *