Zjarri i madh në një pronë private, dëm rreth 10 milionë lekë. Shkak dyshohet…

Jil
Jil
1 Min Read

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan né Fier duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dëngjesh bari, rreth 400, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera.

Fatmirësisht, brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë në momentin e rënies së zjarrit, çka bëri të mundur shpëtimin e tyre. Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania