Zjarri i madh përfshin një pallat në Korçë

Editor
1 Min Read

Zjarr në ambientet e brendshme të një pallati 8 katësh në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës. Banorët thonë se janë përfshirë nga paniku pasi pallati pothuajse i gjithi, në veçanti katet e larta janë mbuluar nga tymi që vinte nga kati i dytë i këtij pallati nga një ambient i përbashkët.

Në kushte të tilla të gjithë banorët kanë qenë të detyruar të dalin jashtë pasi rrezikoheshin nga asfiksimi.

Nga ana e shërbimit zjarrfikës bëhet me dije se zjarri mendohet të ketë rënë në një ambient të përbashkët të katit të dytë aty ku kalojnë të gjithë tubacionet e pallatit, përfshi ato të energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe tubacionet e tjera.

Zjarri ka përfshirë objekte që duket janë lënë nga banorët dhe me pas kanë shpërthyer tubat e ujit të pijshëm duke shkaktuar probleme të tjera për banorët

Ka qënë I menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës dhe punojësve të OSSHE të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve si dhe kanë bërë shkëputjen e energjisë elektrike

Banorët tregojnë për momentet e panikut kur pallati është “mbytur” nga tymi duke krijuar dhe probleme për ta dhe fëmijët e tyre.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *