Zjarri i merr jetën dhimbshëm një burri, vdes në spital

Editor
1 Min Read

Një burrë në moshë të thyer humbi tragjikisht jetën sot pasi u përfshi nga flakët e një zjarri që mendohet se e vuri vetë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shoshaj, njësia administrative Lis të rrethit të Matit, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Burri 75 vjeçar Nazif Nura, i kishte vënë flakën një zone të vogël shkurresh në afërsi të vendbanimit të tij, por zjarri u përhap me shpejtësi duke e përfshirë edhe atë me pasoja fatale.

Çfarë tha policia në Mat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi me datë 21.07.2024, shtetasi N.N., 75 vjeç, duke kullotur bagëtitë në fshatin Zall Shoshaj, ka ndezuar një zjarr ku për shkak të erës, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

75-vjeçari, në përpjekje për të izoluar flakët e zjarrit ka pësuar djegie të shumta në trup, i cili ditën e djeshme ka humbur jetën në spital.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi vënë në rrezik jetën e tyre dhe të qytetarëve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *