Vijon edhe sot aktive prej disa ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Situata sa vjen dhe përkeqësohet ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe pushuesve duke qenë edhe periudha e sezonit turistik.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa sot para bashkisë së Vlorës është shvilluar një miniprotestë me pankarta të vendosura në hyrje të institucionit.
Në pankarta shkruhen mesazhe të ndryshme, si: “Duam turizëm jo torturizëm”, “Jo djegies”, “Dua t’i rris fëmijët në Vlorë, mos e digjni të ardhmen e tyre”