Zjarri përfshin banesën në Gjirokastër

Editor
1 Min Read

Një banesë dy katëshe në Gjirokastër u përfshi nga zjarri mesditën e sotme për shkak të një defekti në një bombul gazi 5 kg, e cila përdorej për gatim.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Ura e Nanxës, mbi lagjen “Punëtori”, ku zjarri shpërtheu në katin e dytë të banesës.

Shërbimi Zjarrfikës u njoftua menjëherë dhe mbërriti në vendngjarje, duke mundur të neutralizonte flakët dhe të parandalonte përhapjen e tyre në pjesën tjetër të shtëpisë. Si pasojë, vetëm disa orendi u shkatërruan nga djegia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *