Zjarri përfshin disa banesa në Pogradec.
‘Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.
Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit.
Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.
Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët’, informon policia vendore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.