Zjarri përfshin pallatin në Tiranë, banorët evakuohen me shkallë

Editor
2 Min Read

Policia dhe zjarrfikesit nderhyne pasi një pallat 8-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakët pasi ka rënë zjarr në garazh në zonën e Komunës së Parisit.

Siç shihet edhe nga pamjet, zona është mbuluar nga tymi.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat kryen evakuimin e banorëve.

Për të nxjerrë banorët nga banesa forcat zjarrfikëse kanë përdorur shkallët, dhe ballkonet e godines. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet edhe policia e cila po punon për menaxhimin e situatës.

Ende nuk ka informacion se cili ka qenë shkaku i zjarrit.

Zjarr në garazhin e pallatit 8 katësh tek Komuna e Parisit në Tiranë, policia nis hetimet

Garazhi i nje pallati 8 katesh ne zonen e Komunes se Parisit ne Tirane u perfshi nga zjarri pak minuta me pare.

Policia tha se po evakuohen banoret ndersa ka nisur hetimi per shkakun e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al