
ROMË- 17 makina Tesla janë shkrumbuar nga një zjarr që shpërtheu në një kompani në periferi të Romës të hënën në mëngjes. Fatmirësisht në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk kishte punonjës në punë dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Gjithashtu autoritetet po hetojnë të gjitha mundësitë se si shpërtheu zjarri, pa përjashtuar zjarrvënien.
Siç raportohet zjarri vjen pas një sërë raportimesh në të gjithë Italinë në javët e fundit për vandalizmin e automjeteve Tesla. Një javë më parë, një tjetër përfaqësi në pjesën veriore të Romës u dogj, duke shkatërruar 30 makina, përfshirë Teslas të përdorura. Fillimisht zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti elektrik, por hetimet vijojnë ende.
Po ashtu, disa Tesla në lagjen Garbatella të Romës, një zonë e njohur për lidhjet e forta me kryeministren italiane Giorgia Meloni, janë shkrumbuar. Megjithatë, Meloni nuk ka komentuar ende mbi këto incidente. Përfaqësitë e Tesla-s në Milano janë gjithashtu shënjestruar nga grupe mjedisore gjatë javëve të fundit.
