Zyrtare! Torino prezanton Asllanin, vëllai i shqiptarit “shigjeton” Interin

Jil
Jil
1 Min Read

Kristjan Asllani është prezantuar si lojtari më i ri i klubit të Torinos, në Itali. Klubi ‘granata’ e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot. Si për koicidencë, Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

Këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i lojtarit të kombëtares, i cili me anë të një komenti në rrjetet sociale, “shigjeton” edhe Interin.

Në videon e prezantimit të Asllanit tek Torni, vëllai i tij komenton se nëse ai do aktivizohej sot kundër Interit, do shënonte gol.

“Nëse do kishte luajtur sot, një dopietë do ishte e sigurt”-, shkruan i vëllai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania