Zyrtari i BE-së Stano kritika Rusisë për sulmin terrorist

Editor
1 Min Read

BE thotë se është e shqetësuar për tentativat e Moskës për të drejtuar gishtin drejt Ukrainës për sulmin e së premtes, ku humbën jetën 137 persona dhe u plagosën 180 të tjerë.

Zëdhënësi i unionit për politikë të jashtme, Peter Stano, tha se nuk ka indikacione se Ukraina është përfshirë në sulm.

“Natyrisht, ne jemi të shqetësuar për indikacionet e përfaqësuesve të regjimit të Moskës që përpiqen të krijojnë një lidhje midis këtij sulmi dhe Ukrainës, të cilën ne padyshim e refuzojmë plotësisht.

Nuk ka asnjë indikacion, nuk ka asnjë provë që Ukraina ka ndonjë lidhje me këto sulme.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse që të mos përdorë sulmet terroriste në Moskë si një pretekst apo motivim për të rritur agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës, as ta përdorë atë si një pretekst për rritjen e represioneve të brendshme”, tha Peter Stano.

Kujtojmë që të dielën dolën para gjykatës katër personat e arrestuar si të dyshuar për sulmin dhe u lanë në paraburgim për të paktën dy muaj. Dy prej tyre pranuan fajësinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *