GREQI- 11 të vdekur nga Virusi i Nilit Perëndimor në Greqi. Mosha mesatare e personave qw kanw humbur jetwn nga ky virus është 82 vjeç.
Nga fillimi i vitit 2023, deri më sot, në Greqi janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 89 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilët 74 raste kanë shfaqur manifestime nga sistemi nervor qendror dhe 15 raste kishin manifestime të lehta/pa shfaqje të SNQ.
Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shënuar në vendbanimet në Njësitë Rajonale Kardicë, Larisa, Trikala, Imathia, Selanik, Pella, Pieria, Kilkis, Serres, Kavalla, Drama, Rodopi, Kastoria dhe Arta. EODY raporton se diagnostifikimi i rasteve të tjera në periudhën në vijim konsiderohet i mundshëm dhe i pritshëm dhe u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e mbrojtjes personale.