14 plumba në drejtim të objektivit/ Arrestohet vrasësi shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Policia greke ka vënë në pranga një të ri nga Shqipëria, i cili dyshohet se u pagua për vrasjen e një 27-vjeçari, vrasje e cila mbeti në tentativë.

Mediat greke bëjnë me dije se disa ditë më parë i riu nga Algjeria është qëlluar 14 herë me armë nga një makinë me tre persona në të, por plumbat nuk e kanë kapur. Më pas personat që ndodheshin në makinë kanë zbritur dhe e kanë dhunuar barbarisht, e më pas janë larguar.

I riu është dërguar në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve, një shqiptar.

Ky i fundit dyshohet se është paguar nga një shtetas algjerian për të vrarë objektivin, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogë.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *