Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, numri më i lartë në Evropë dhe mijëra lëkundje janë regjistruar që nga fundi i tetorit.about:blank
Autoritetet në Islandë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një sërë tërmetesh tronditën gadishullin Reykjanes në jugperëndim të vendit, duke rritur frikën për një shpërthim vullkanik në rajon.
“Kreu i forcës kombëtare të policisë ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për mbrojtjen civile për shkak të aktivitetit intensiv sizmik në Sundhnjukagigar, në veri të Grindavik,” tha autoriteti i mbrojtjes civile në një deklaratë
Qyteti i Grindavik po evakuohet
Planet e evakuimit janë vënë në zbatim për qytetin e Grindavik, me një popullsi prej rreth 4,000 banorësh, që ndodhet tre kilometra në jug-perëndim të zonës ku u regjistrua tufa sizmike të premten.
Autoriteti i mbrojtjes civile njoftoi gjithashtu se po dërgonte varkën patrulluese Thor në Grindavik “për qëllime sigurie”.
Të enjten, Laguna Blu, një zonë turistike pranë Grindavik, e famshme për llixhat e saj gjeotermale, u mbyll si masë paraprake .
Tërmetet e së premtes në mbrëmje
Herët në mbrëmjen e së premtes dy tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.2 sipas vlerësimeve fillestare të IMO-së, u ndjenë deri në kryeqytetin Reykjavik, rreth dyzet kilometra larg, dhe përgjatë një pjese të madhe të bregdetit jugor të vendit.about:blank
Rreth 24,000 lëkundje janë regjistruar në gadishull që nga fundi i tetorit, sipas IMO, me një “tuzë të dendur” prej pothuajse 800 tërmetesh të regjistruara midis mesnatës dhe 14:00 GMT të premten.
IMO vuri në dukje një akumulim të magmës në një thellësi prej pesë kilometrash, e cila, nëse dilte në sipërfaqe, do të shkaktonte një shpërthim vullkanik.about:blank
Që nga viti 2021, tre shpërthime kanë ndodhur në gadishullin Reykjanes, në mars 2021, gusht 2022 dhe korrik 2023, të gjitha larg infrastrukturës ose zonave të populluara.
Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, numri më i lartë në Evropë.about:blank
Gjatë shpërthimit të fundit në vitin 2010, Eyjafjallajökull bllokoi qiejt evropianë dhe çoi në anulimin e 100,000 fluturimeve, me dhjetë milionë pasagjerë të bllokuar.