Një 15-vjeçar është aksid entuar rëndë ndërsa udhëtonte me biçkletë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Sipas policisë 15-vjeçari i cili ishte i shtrirë në rrugë, fillimisht është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
I mituri është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë. Më pas ai është dërguar drejt spitalit të Traumës me helikopter, pasi gjendja e 15-vjeçarit është e rënduar.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth këtij aksidenti